Vendosni fjalën kyçe....

Vllaznia mund Partizanin, Skënderbeu merr fitore në luftën për mbijetesë


Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Partizanit edhe pse me 10 lojtarë që nga minuta e 66.

Goli i Latifit që në minutën e 29 ishte i vetmi i sfidës së fitores së shkodranëve të cilët luftojnë për tu ngjitur më lart në tabelë.

Në sfidën tjetër, Skënderbeu bëri një fitore të pastër ndaj Egnatias.

Ujqërit e dëborës shënuan me Vitijën dhe Berishën në pjesën e dytë.

Tre pikët janë të rëndësishme në luftën për mbijetesë të korçarëve sidomos ndaj Egnatias një nga kundërshtarët direkt.