Vendosni fjalën kyçe....

Mbështetësit e Evo Morales përplasen me policinë, kundërshtojnë presidenten “e përkohshme” (Video)


Mijëra përkrahës të ish-presidentit Evo Morales u mblodhën në kryeqytetin e vendit, La Paz, për të kërkuar dorëheqjen e udhëheqëses së vetëdeklaruar  ‘të përkohshme’, Jeanine Anez.

Ata u përplasën me policinë në rrugë duke kërkuar largimin e Anez dhe rikthimin e Moralesit. Duke valëvitur flamujt kombëtarë e indigjenë dhe duke brohoritur parulla pro-Morales, marshuesit hasën në reagimin e fuqishëm të policisë në kryeqytetin e Bolivisë.

Policia përdori gazin lotsjellës dhe mjetet e blinduara për të shpërndarë turmat siç duket nga videot e shpërndara në rrjetet sociale.

Demonstruesit, të udhëhequr nga grupi indigjen i milicisë ‘Ponchos Rojos’, u drejtuan drejt pallatit presidencial në qendër të qytetit La Paz para se të përplaseshin me policinë ndaj së cilës qëlluan me gurë dhe mjete të tjera të improvizuara. Skenat kaotike nuk u përfaqësuan nga pjesa dërrmuese e mediave ndërkombëtare.

Pas dorëheqjes së detyruar të Moralesit dhe largimit të tij për në Meksikë në fillim të kësaj jave, senatorja e opozitës Jeanine Anez e deklaroi veten ‘presidente të përkohshme’.

Ndërsa ligjvënësit e opozitës argumentuan se deklarata e Anezit ishte e vlefshme në bazë të kushtetutës së Bolivisë, partia e Moralesit, ‘Lëvizja e për Partinë Socialiste’ e cilësoi këtë gjë si të paligjshme dhe bojkotoi parlamentin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *