Vendosni fjalën kyçe....

Planifikonin të sulmonin një xhami, arrestohen 12 persona në Itali


Dymbëdhjetë persona janë arrestuar në Itali pasi dyshohet se kishin planifikuar një sulm në një xhami në provincën e Sienës, sipas mediave italiane.

Të dyshuarit ishin duke u përgatitur për të sulmuar një xhami në ‘Colle Val d’Elsa’ në Siena, Toscana, njoftoi ‘Rainews24’ të martën.

Gjatë kontrolleve në një numër shtëpish në ‘Colle Val d’Elsa’, rrethe dhe krahina fqinje, policia gjeti shumë armë, eksploziv dhe simbole naziste.

Të dyshuarit dyshohet se kishin planifikuar të hidhnin në erë një tubacion i cili kalonte nën xhami.

Në një deklaratë të shkruar, ligjvënësi i Partisë Demokratike, Emanuele Fian, e përshkroi arsenalin e kapur nga policia si ‘tronditës’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *