Vendosni fjalën kyçe....

Me zë e figurë – “Kajmaku, kosi, gjiza, gjalpi” – Si e mbronte Rama ish-kryebashkiakun e tij të Vorës


Pak kohë më parë, teksa PD-ja denonconte arrestimin e Agim Kajmakut për falsifikim monedhash në Greqi, gjë të cilën ai nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit, kryeministri Rama, e mbronte atë që tashmë është ish-kryebashkiaku i tij i Vorës.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’, Rama deklaronte me zë e figurë se akuzat ndaj Kajmakut ishin të pavërteta dhe se asgjë ndaj tij nuk mund të verifikohej.

‘Si është e mundur që një burrë, i cili nuk ka paguar një gjobë në jetën e vet dhe për të cilin nuk verifikohet asgjë, fare, zero, ju e fusni dhe e bëni tre. Ju. si është e mundur. Dhe dalin pozojnë atje. Krimi, krimi, droga, droaga, kajmaku, kosi, gjiza, gjalpi. Ça janë këta mor ca janë këta? Ku ndodh kjo? Unë s’kam parë.’ – deklaronte Rama.

Por nuk ndodhi fiks kështu.

Pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike dhe publikimit të dokumenteve nga selia blu ndaj Kajmakut, prokuroria nisi verifikimin dhe rezultoi se ish-kryebashkiaku i Vorës ishte arrestuar në Greqi, gjë të cilën e kishte fshehur nga formulari i dekriminalizimit.

Pak kësaj KQZ-ja i hoqi mandatin ndërsa sot prokuroria lëshoi një urdhër-arrest ndaj Agim Kajmakut. / Hashtag.al

VINI RE: Video marrë nga TPZ


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *