Vendosni fjalën kyçe....

“Puçi kushtetues i Ramës, me ndihmën e Ardian Dvoranit e Arta Markut kapi Gjykatën Kushtetuese” – Denoncimi i PD-së


Partia Demokratike ka deklaruar se votimi i sotëm në Kuvend i dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tregoi se ky proces ka qenë i paracaktuar nga kryeministri Rama.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, numri dy i PD-së,Bardhi, se sot u vu në jetë projekti i Edi Ramës, një puç kushtetuese kundër drejtësisë së pavarur, ku me ndihmën e kreut të KED-së, Ardian Dvorani dhe të Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, kapi Gjykatën Kushtetuese.

‘Në seancën plenare për votimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku me porosi të Edi Ramës u vu në jetë një puç kushtetues kundër drejtësisë së pavarur nga politika. PD mbështet një Gjykatë Kushtetuese funksionale e të pavarur po kurrsesi këtë që ndodhi sot. PD dënon projektin e Edi Ramës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese në shkelje flagrante të Kushtetutës. Edi Rama, nëpëmjet KED, ka paracaktuar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetutuese. Prandaj e kishte jetike kapjen e KED, të cilin e bllokoi për dy vjet, bashkë me Gjykatën Kushtetuese, derisa e mori nën kontroll me Ardian Dvoranin dhe Arta Markun. I gjithë procesi i kryer nga Kryetari i KED, Ardian Dvorani, me porosi të Edi Ramës, ka sjellë një produkt antikushtetues dhe që eleminon garën.’ – tha Bardhi.

Më tej Sekretari i Përgjishëm demokrat tha se sipas procedurës, për 4 vende vakante për në Gjykatën Kushtetuese duhet të ishin 12 kandidatë, por në fakt ishin vetëm 4 që ishin të njëjtët emra si për Presidentin ashtu edhe Kuvendin.

‘Për 4 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, nuk kishte 12 kandidatë siç kërkon Kushtetuta, por vetëm 4 kandidatë të vlefshëm për përzgjedhje. Këta janë të njëjtët emra si për Presidentin, ashtu edhe për Kuvendin. Kjo do të thotë që për 1 vend në Gjykatën Kushtetutese, kishte vetëm 1 kandidat, dhe jo 3 siç e detyron Kushtetuta, duke paracaktuar anëtarët dhe duke e bërë votimim fikiv.  Kjo është shkelja e parë e Kushtetutës.  Votimi i sotëm i Kuvendit është antikushtetues dhe i papranueshëm. Ai provoi që emërimet në Gjykatën Kushtetutese ishin të paracaktuara, duke cenuar rëndë besimin e publikut tek Gjykata Kushtetuese.’ – shtoi Bardhi.

Numri dy i selisë blu theksoi më tej se me votimin e sotëm në Kuvend ishte shkelur Kushtetuta dhe se i gjoithë procesi i votimit cënon rëndë besueshmërinë e publikut te Gjykata Kushtetuese.

‘Shmangia e garës, paracaktimi i kandidatëve, kontrolli politik i procesit nëpërmjet KED, është i papranueshëm. Nga ana tjetër, nëpërmjet votimit të dy kandidatëve, përnjeherë, Kuvendi ka shkelur një tjetër urdhërim të Kushtetutës dhe ligjit. Kjo është shkelja e dytë e Kushtetutës nga Kuvendi. Kushtetuta është e qartë. Ajo përcakton rradhën e përzgjedhjes së kandidatëve nga secili institucion. Nuk ka asnjë situatë të jashtëzakonshme që rradha e përzgjedhjes që ka përcaktuar Kushtetuta të mos respektohet. Mungon vetëm Gjykata e Lartë, që është një rrethanë e pavarur nga vullneti i Kuvendit dhe i Presidentit. Prandaj edhe rradha që ka caktuar Kushtetuta, për Presidentin dhe Kuvendin, është e detyrueshme të zbatohet. Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Presidentit në këtë rast ishte i domosdoshëm, aq më tepër, kur emrat në listat e të dyja institucioneve janë të njëjta. Duke shkelur rradhën e caktuar nga Kushtetuta dhe duke tentuar që t’i imponojnë Presidentit kandidatët që ai ka të drejtë të zgjedhë, Edi Rama dhe Kuvendi, kanë kryer një akt të rëndë antikushtetues, me pasoja në funksionimin normal të Gjykatës Kushtetutese. Alibija se Presidentit i ka kaluar afati 30 ditor i përzgjedhjes së një kandidati, rrëzohet nga Kushtetuta.  Në Kushtetutë, ndryshe nga Kuvendi, Presidenti nuk ka asnjë afat. Përpara çdo ligji, Presidenti është i detyruar t’i bindet Kushtetutës, e cila e detyron të respektojë rradhën e përgjedhjes së anëtarit të dytë, pas Kuvendit. Puçi kushtetutes i Edi Ramës ndaj një Gjykate Kushtetuese të pavarur nga politika, cënon interesin e qytarëve shqiptarëve për të patur tek Gjykata Kushtetuese një garant të besueshëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre.’ – mbylli Bardhi deklaratën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *