Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënonte me armë gruan, arrestohet 53-vjeçari në Shkodër


Një 53-vjeçar në Shkodër është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ushtronte dhunë psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, falë reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi R. Sh. 53 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër.

Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshorten.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka shkuar në banesën e 53 vjeçarit pas një telefonate dhe e ka kapur atë në flagrancë. Atij iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna ne Familje”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *