Vendosni fjalën kyçe....

Sot mbahen zgjedhjet e katërta në Spanjë në katër vite


Spanjollët i janë rikthyer sot kutive të votimit për zgjedhjet e katërta të përgjithshme në katër vite.  Pas zgjedhjeve të fundit të mbajtura në prill, Partia Socialiste në pushtet fitoi shumicën e vendeve, por nuk ishte në gjendje të krijonte një koalicion.

Që nga  viti 201, Spanja nuk ka një qeveri të qëndrueshme. “BBC” shkruan se votimi i sotëm është lënë në hije nga trazirat në Katalonjë dhe rritja e partisë së ekstremit të djathtë Vox.

Pas votimit të prillit, kryeministri socialist Pedro Sánchez hyri në bisedime me partinë e majtë Podemos, por nuk arritën të binin dakord për të formuar koalicionin, duke humbur afatin e shtatorit për formimin e një qeverie të re.

Në një tubim të premten, Sánchez u tha mbështetësve: “Ekzistojnë vetëm dy mundësi: ose të votoni socialistët në mënyrë që ne të kemi një qeveri, ose të votojmë për ndonjë palë tjetër për të penguar Spanjën të ketë një qeveri përparimtare.”

Pesë kandidatët kryesorë janë: kryetari i PP-së Pablo Casado, Pedro Sánchez, lideri i Vox Santiago Abascal, lideri i Podemos Pablo Iglesias dhe lideri i Ciudadanos Albert Rivera.

Sanchez një avantazh në pozicionin e tij aktual si udhëheqës i përkohshëm, pavarësisht se kurrë nuk ka fituar një shumicë parlamentare. Madje sondazhet e fundit të opinioneve tregojnë se përsëri asnjë nga partitë nuk e fiton shumicën.

Sondazhet tregojnë sërish socialistët në epërsi, por me më pak vota sesa në zgjedhjet e prillit, dhe Partia Konservatore e Popullit dhe Vox që shënojnë rritje.

Zgjedhjet po mbahen më pak se një muaj pasi Gjykata Supreme e Spanjës dha dënime me burg për nëntë udhëheqësit e pavarësisë Katalanase, vendim që u ndoq nga protesta të dhunshm në rrugët e Barcelonës dhe qyteteve të tjera të Katalonjës.

Rezultatet në prill


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *