Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet gjatë natës banesa e biznesmenit në Sarandë, hajdutët marrin bizhuteritë e ia mbathin


Grabitet gjatë natës banesa e një biznesmeni në qytetin Sarandës. Banesa e grabitur është e biznesmenit të identifikuar me iniciale Sh.A, i cili ka në pronësi një linje autobusësh.

Banesa e tij ndodhet në lagjen nr.2 në Sarandë, ku disa persona të paidentifikuar kanë hyrë mbrëmë gjatë natës kur nuk kishte njeri në shtëpi.

Sipas informacioneve paraprake, janë vjedhur vetëm bizhuteri, vlera e të cilave nuk dihet ende.

Policia po verifikon zonën për të parë nëse ka kamera sigurie që do të mundësojnë drejt zbulimit të autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *