Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Korçë, humb jetën pronari i lokalit


Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Korçës. Mësohet se një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet të jetë vetëqëlluar me armë në ambientet e lokalit të tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.9 rruga ‘1 Maj’, ku 45-vjeçari mendohet se ka përdorur një armë gjahu.

“Me datë 03.11.2019, në orën 14.00, jemi njoftuar se në lagjen nr.9, rruga “1 Maji”, shtetasi V.B, rreth 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambjentet e lokalit në pronësi të tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *