Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogët u bashkohen studentëve: Mjaft me propagandë, të plotësohen kërkesat! (FOTO)


Studentët kanë vijuar me protestat edhe këtë të hënë. Me studentët në Fakultetin Histori – Filologji janë solidarizuar edhe pedagogët, të cilët i janë bashkuar atyre në protestë.

Pedagogët kanë marrë vendim për të protestuar 1 ditë, duke kërkuar nga qeveria anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë. Axhenda e protestës është njësoj si e ditëve të shkuara, bojkot mësimit dhe aktivite e ligjërata brenda godinës.

Agron Gjekmarkaj, i cili është zv.dekan për komunikimin e brendshëm, marrëdhëniet me publikun dhe mediat, koordinimin e punëve administrative me departamentet e Gjuhës, Letërsisë dhe Gazetarisë, ka deklaruar para mediave se mosplotësimi i kërkesave të studentëve është po aq shqetësues edhe për pedagogët.

“3 vite më parë kemi harxhuar pa fund letër të bardhë nga kryeministri, që bëri ligjin e famshëm për arsimin. Nëse ai ligj nuk bie universiteti nuk do të ketë asnjëherë paqe. I bëj thirrje qeverisë të mos harxhojë kohë me propagandë po të plotësojë kërkesat e studentëve.

Ato kërkesa i janë drejtuar qeverisë dhe jo trupës akademike sepse nuk mundet trupa akademike t’i plotësojë të gjitha ato, ne thjesht jemi solidarë ndaj studentëve.

Na shqetëson mosplotësimi i kërkesave sepse i shohim studentët tanë jashtë auditorëve, ne jemi këtu të japim mësim, të japim dije aq sa të mundemi.”, tha zv.dekani.

Agron Gjekmarkaj shprehu shqetësimin e tij se VKM-të e fundit për arsimin mund të cënojnë autonominë e universiteteve dhe shtoi se Universiteti i Tiranës do t’i drejtohet Gjykatës Administrative.

“VKM-të që kanë dalë një nga  një si simitet e ngrohta nga qeveria, disa reflektojnë shqetësin e studentëve por disa prej tyre cënojnë rëndë autonominë e universiteteve shqiptare, që është arritur me mundim dekadë pas dekade dhe s’mund të lejojmë të merret nën patronash nga qeveria siç tha ai në shown e radhës të premten.  Universiteti  i Tiranës do t’i drejtohet Gjykatës Administrative.

Ligji i Arsimit të Lartë na shqetësim rëndë sepse ka vënë në kundërvënie të gjitha strukturat, që kontrollojnë njëra-tjetrën.”, tha Gjekmarkaj./Hashtag.al