Vendosni fjalën kyçe....

Plas dhuna në Sarandë, rrihen arbitrat dhe lojtarët e Orikut (VIDEO)


Dhuna në futbollin shqiptar po kthehet në një problem të madh në kohët e fundit dhe duket është bërë e pamundur për t’u parandaluar. Vetëm pak kohë pas videos së trajnerit të Laçit që dhunonte fëmijët pse kishin humbur ndeshjen, një tjetër rast dhune vjen përmes pamjeve filmike, këtë radhë në Sarandë.

Ditën e djeshme në qytetin bregdetar, ka shpërthyer dhuna në ndeshjen mes Butrintit U-19 dhe Orikut U-19. Dhunë ka plasur mes tifozëve dhe lojtarëve vendës ndaj arbitrave dhe lojtarëve të Orikut.

Rezultati ka lënë të pakënaqur palën sarandjote duke qenë se në pjesën e parë po mundeshin me rezultati 0-3 nga Oriku. Kur sherri nisi në pjesën e dytë, tifozët që ishin në stadium zbritën në fushë, ndërsa policia ka ndërhyrë me vonesë.

Vetëm pasi në fushë ka hyrë policia, situata është qetësuar dhe lojtarët e arbitrat janë larguar nga fusha, ku shumë prej fëmijëve kanë dalë me lot. Si përfundim, takimi është mbyllur me rezultatin e barabartë 3-3 pas dhunës së shfaqur. 

Për këtë ngjarje ka dhe pamje filmike dhe pritet nga zyrtarët e FSHF-së që të marrin masa.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *