Vendosni fjalën kyçe....

Piloti rus lë të dashurën të bëjë “një xhiro” me avionin me udhëtarë (VIDEO)


Prokurorët rusë po hetojnë pas publikimit të disa pamjeve në rrjetet sociale, ku një grua e pakualifikuar shfaqet duke drejtuar një avion.

Siç shkruan Daily Mail, gruaja në video quhet Anna dhe ajo siç e shihni është ulur në sediljen e pilotit që siç duket po drejtonte një aeroplan mbi Siberi.

Zëri i pilotit dëgjohet duke i dhënë udhëzime gruas, e cila besohet të jetë mbi 20 vjeç dhe pa asnjë kualifikim për të fluturuar.

Rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë fluturimit mbi Siberi më 31 Gusht 2019, por video është publikuar së fundmi në internet. Sipas raportimeve të medieve ruse, avioni ishte i kompanisë ajrore ruse “InAero”.

Gruaja e quajtur Anna, mendohet se është e dashura e pilotit, të quajtur Kirill. Ajo e kishte postuar videon në “Instagram”, por tani është fshirë.

Kompania ka thënë se dyshojnë që pamjet s’kanë lidhje me transportimin e udhëtarëve nga ana e tyre, por prokuroria ka nisur tashmë hetimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *