Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Nga sot do nisë turi kombëtar për rininë, do rikthejmë shpresën


Kryetari i Parisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me të rinjtë e forumit paralajmëroi një tur kombëtar.

Në takim ishte edhe Kreu i të rinjve të CDU-së Tilman Kuban.

Më tej në fjalën e tij Basha tha se çdo zotim do bëhet realitet për t’i rikthyer shpresën Shqipërisë dhe rinisë.

Nga sot nis turi im kombëtar për Rininë. Ky vend e ka të gjithë potencialin për të mundësuar zhvillim e punësim, kryesisht për të rinjtë. Një klimë të mirë për biznesin dhe investitorët e huaj, një reformë në arsim ku në qendër të jetë studenti dhe e ardhmja e tij., Duhet një qeveri që të ketë vizionin dhe npasionin dhe tju vendosë ju në krye.

Ne e kemi këtë vizion. E kemi treguar se e kemi këtë forcë e pasion. Dua tju dëgjoj, vështirësitë tuaja, aspiratat tuaja. Jo vetëm do ta dëgjoj zërin tuaj, por ju do të jeni bashkudhëtarë në rrugëtimin tonë dhe në bërjen realitet të çdo zotimi dhe zotimi ynë kryesor është “Ti rikthejmë shpresën Shqipërisë, ti rikthejmë shpresën rinisë”-u shpreh Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *