Vendosni fjalën kyçe....

Basha dhe të rinjtë e forumit i bashkohet artistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar


Kreu i PD-së Lulzim Basha pas takimit me të rinjtë i është bashkuar artistëve të cilët qëndrojnë në sheshin e Teatrit Kombëtar prej afër dy vite për mbrojtjen e godinës nga prishja.

Për Bashën kjo është protesta e dytë pas mbylljes së protestave kombëtare të cilave i bashkohet, pas asaj te Astiri, me banorët të cilët kundërshtojnë projektin e Unazës së Re që prek banesat e tyre.

Ditën e e sotme Basha zhvilloi një takim me të rinjtë e PD-së në të cilin ndodhej edhe kreu i bashkëmoshatarëve të tyre të CDU-së gjermane.

Në takim, Basha, premtoi tur kombëtar për Rininë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *