Vendosni fjalën kyçe....

Surpriza që i bënë Maradonës tifozët e ish-ekipit (Video)


Legjenda argjentinase, Diego Maradona, u prit me brohorima dhe duartrokitje nga ish-skuadra e Newell’s, teksa u kthye kësaj here si trajner  Gimnasias.

Madje atij iu dha një fron si i serialit ‘Game of Thrones’ për të parë ndeshjen që ekipi i tij e fitoi 4-0.

Maradona luajti vetëm pesë herë për Newell’s Old Boys në vitin 1993, një vit para kthimit të tij të diskutueshëm në ekipin kombëtar të Argjentinës përpara Kupës së Botës në SHBA.

Gimnasia, skuadra që Maradona drejton që nga shtatori, po bën një paraqitje të mirë. Aq i popullarizuar është Maradona në rajon saqë grupet e tifozëve u mblodhën dhe brohoritën emrin e tij jashtë hotelit ku qëndronte ai.

Maradona u shfaq i emocionuar pasi u përshëndet nga kapiteni i Newell’s (dhe ish-lojtari i Liverpool) Maxi Rodriguez i cili i paraqiti atij një banderolë që e shpallte Maradonan ‘Dios’, ose ‘Zot’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *