Vendosni fjalën kyçe....

Senati amerikan mund të hetojë nëse lidhjet e Hunter Biden me Kinën kompromentuan sigurinë kombëtare


‘Washington Free Beacon’ raporton se Senatori Chuck Grassley (R-IA) mori një përmbledhje të klasifikuar rreth lidhjeve të Hunter Biden me një firmë kineze investimesh, bashkëpunëtorët e së cilës mund të kenë cënuar sigurinë kombëtare dhe mund të planifikojë të fillojë një hetim zyrtar të Kongresit për këtë çështje.

‘Zyrtarët nga Departamenti i Thesarit, Departamenti i Tregtisë dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare i dhanë Grassley-t një ‘raport të gjerë, të klasifikuar,’ shkruan ‘WFB’, e cila u përqendrua në Korporatën e Industrisë së Aviacionit të Kinës, për të cilën ‘zyrtarë amerikanë të sigurisë kombëtare dhe analistë të pavarur kanë dyshime të forta’ se po përpiqej të vidhte planet për avionin luftarak të ushtrisë amerikane ‘F-35’.

Ajo kompani u partnerizua me një firmë investimesh, ‘BHR Partners’, duke u shkrirë me të disa vite më vonë, duke përfshirë ‘një kompani amerikane të automjeteve që prodhon teknologji me aplikacione ushtarake.’ Në atë kohë, Hunter Biden ishte pjesë e bordit të ‘BHR’.

Hunter Biden do të tërhiqej nga ai bord në fund të tetorit, sipas ‘CNN’, duke përmendur shqetësime se kokolepsjet e tij me financime të huaja mund të ndikonin në fushatën e mundshme presidenciale të babait të tij, Joe Biden.

Por ndërsa pozicioni i Hunter Biden në bordin e partnerëve të ‘BHR’ mund të jetë problematik, nuk është ajo që fillimisht e tërhoqi Grassley-n për këtë çështje.

Në mënyrë që Korporata e Aviacionit të Kinës të sigurojë një kompani amerikane automjetesh, ata do të duhej të merrnin autorizim nga Departamenti i Thesarit të Administratës Obama, mes subjekteve të tjera qeveritare.

Ky proces, duket se lëvizi çuditërisht shpejt dhe Grassley dëshiron të dijë nëse kjo ka ndodhur sepse Biden dhe thjeshtri i Sekretarit të atëhershëm të Shtetit, John Kerry, Christopher Heinz , ishin të përfshirë në firmën kineze të investimeve.

‘Grassley ka kërkuar informacion të detajuar në lidhje me mënyrën se si është miratuar marrëveshja, çfarë roli ka luajtur personeli i Shtëpisë së Bardhë në vendim dhe nëse ata kanë ndjekur procedurën e duhur’ duke pasur parasysh se të afërmit e dy zyrtarëve shumë të rëndësishëm të administratës Obama ishin në mesin e çështjes.

Grassley përvijoi shqetësimet e tij në një letër drejtuar Sekretarit të Thesarit të Administratës Trump, Steve Mnuchin, muajin e kaluar. Stafi i tij i tha ‘WFB’ se nëse hetimi i Grassley rezulton se e gjitha ka probleme të çfarëdo lloji, Senati mund të hapë një hetim.

Marrëveshjet e biznesit ndërkombëtar të Hunter Biden kanë qenë nën një kontroll të shtuar që nga shtatori, kur një informator me disa njohuri për marrëdhëniet e politikës së jashtme të Presidentit Donald Trump, doli me akuza se Trump kishte përdorur pozicionin e tij si president për t’i bërë presion Ukrainës që të hetojë Hunter Biden.

Që atëherë, detajet e punës tjetër të Hunter Biden kanë dalë në dritë, përfshirë lidhjet e tij me ‘BHR Partners’, të cilat jo vetëm që ndihmuan në lehtësimin e bashkimeve dhe blerjeve potencialisht të rrezikshme të kompanive amerikane, por gjithashtu mbështetën një startup kinez që krijoi një softuer për njohjen e fytyrës për shtetin komunist.

Këtë aplikacion qeveria kineze tani po e përdor për të identifikuar myslimanët etnikë kinezë për arrestimin dhe zhvendosjen në disa kampe përqendrimi, ku ata rrihen, torturohen, përdhunohen dhe detyrohen të bëjnë punë të vështirë si pjesë e një programi ‘indoktrinimi’.

Deri më tani, është e rëndësishme të theksohet, nuk duket se Hunter Biden ka bërë ndonjë gjë të paligjshme, sipas ekspertëve, por hetimi i Grassley nuk ka përfunduar ende plotësisht.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Dailywire


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *