Vendosni fjalën kyçe....

Provinca kineze merr vendimin e befasishëm, mbyll urat prej xhami


Një provincë kineze ka mbyllur të gjithë 32 objektet e argëtimit prej qelqi, përfshirë urat, vendkalimet dhe vendet panoramike pas kontrolleve të sigurisë. Ato janë përhapura në 24 vende në provincën Hebei dhe janë mbyllur që nga marsi 2018, tha media shtetërore ‘CCTV’.

Kjo vjen pas disa aksidentesh të rënda ku dy persona kanë humbur jetën e shumë të tjerë janë plagosur. Ekzistojnë rreth 2300 ura qelqi në Kinë.

Këto objekte argëtimi janë një përpjekje për të tërhequr turistë që kërkojnë emocione dhe forcojnë turizmin në rritje të vendit.

Në fillim të këtij viti, një turist vdiq dhe gjashtë të tjerë u plagosën pasi ranë nga një urë qelqi në provincën Guangxi.

Shiu e kishte bërë xhamin ekstra të rrëshqitshëm, duke bërë që burri të përplasej dhe të fluturonte jashtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *