Vendosni fjalën kyçe....

Festa e “Halloween”-it kthehet në tragjedi, 3 të vrarë dhe nëntë të plagosur në Kaliforni (FOTO)


Në një aktivitet të organizuar për Halloween në Kaliforni, është shoqëruar me të shtëna me armë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Long Beach, ku tre persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Pesë nga personat që u plagosën në incident ndodhen në gjendje të rrezikshme për jetën.

Sipas policisë, ishin dy të dyshuar me kapuç të cilët hapën zjarr në oborrin e një shtëpie ku po organizohej festa e Halloween-it. Por policia ende nuk ka mundur t’i identifikojë. Kjo festë është ndër më të preferuarat për amerikanët, që shpesh herë i nisin festimet edhe disa ditë para.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *