Vendosni fjalën kyçe....

Motorçikleta përplaset me makinën në Elbasan, plagosen dy persona


Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rural Elbasan-Shushicë ku një motorçikletë është përplasur me një makinë.

Nga përplasja drejtuesi i motorçkletës D.P 21- vjeç dhe drejtuesi i makinës Xh.C janë lënuduar dhe dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Në rrugën rurale Elbasan- Shushicë, në fshatin Byshek, drejtuesi D.P., 21 vjeç,  banues në fshatin Shushicë , duke drejtuar motoçikletën është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.C., 53 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i motoçikletës,  dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *