Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet në mes të ditës kryebashkiaku në Filipine, i 13-ti që prej vitit 2016


Një kryebashkiak në Filipine, i cili bënte pjesë në listën e drogës së presidentit Rodrigo Duterte, u ekzekutua pas një prite nga një bandë e armatosur rëndë që sulmoi  karvanin e policisë që po transportonte politikanin.

Kryebashkiaku  David Navarro i Clarin, Misamis Oçidental, u vra ndërsa pesë persona të tjerë u plagosën në sulm, duke përfshirë një oficer policie i cili u qëllua në këmbë.

Kolona e policisë u sulmua ndërsa Navarro po transportohej në zyrën e prokurorit në qytetin Cebu për t’u përballur me akuza për sulmin kundër një terapisti masazhesh.

Navarro raportohej se kishte veshur një jelek antiplumb dhe po shoqërohej nga oficerët e policisë kur kolona ra në pritë. Ai është kryebashkiaku i 13-të i vrarë në vend që nga qershori i vitit 2016.

Majori i policisë, Eduardo Sanchez, një shef stacioni në Cebu, tha se oficerët u kapën të papërgatitur në pritë, ndërsa kapiteni i policisë, Carlo Balasoto, pretendoi se kishte të paktën 10 persona të armatosur.

Sulmuesit urdhëruan oficerët e shoqërimit të shtriheshin në tokë dhe më pas ekzekutuan Navarron pasi e nxorrën atë nga automjeti.

Navarro mohoi çdo përfshirje në tregtinë e drogës dhe po përpiqej të pastronte emrin e tij nga akuzat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *