Vendosni fjalën kyçe....

Ozil fton Erdoganin në dasmë, zemërohen zyrtarët gjermanë: Zhgënjim!


Futbollisti Mesut Ozil ka shkaktuar një tjetër debat mes Gjermanisë dhe Turqisë pas lajmit se ka ftuar në dasmën e tij, presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Kabineti i kancelares gjermane Angela Merkel duket se është zhgënjyer nga vendimi i Ozil për të ftuar në dasmën e tij presidentin turk.

“Patjetër që na trishton si lajm, pasi dikush që ka mbajtur kaq gjatë fanellën e ekipit të Gjermanisë, i cili u përball me një reagim të tillë të opinionit gjerman pas takimit të parë me Erdogan, dhe e gjitha kjo të përfundojë në këtë mënyrë, ky është një zhgënjim i vërtetë për tifozët dhe mua gjithashtu”, ka deklaruar Helge Braun, shefi i kabinetit të Merkelit.

“Fakti që kjo po ndodh ende do të zhgënjejë shumë tifozë të futbollit, përfshirë mua,” u tha gazetarëve Braun.

Kujtojmë se në paraqitjen e dobët të Gjermanisë në Botërorin e kaluar, Mesut Ozil u kritikua nga tifozët gjermanë pasi u fotografua me presidentin turk.

Duket se e njëjta gjë po ndodh sërish në prag të dasmës, pasi javën e kaluar u fotografua sëbashku me të fejuarën krah Erdoganit. Madje gazeta gjermane “Bild” publikoi lajmin e ftesave të dasmës, gjë e cila ka sjellë zemërimin e tifozëve gjermanë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *