Vendosni fjalën kyçe....

Rama dhe Basha sfidojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale… me kolazhe e citime


Pasi kryeministri Edi Rama e ngacmoi përmes një fotoje në rrjetet sociale, ku e krahasonte me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryedemokrati Lulzim Basha është përgjigjur me një tjetër kolazh citimesh.

Fillimisht Rama akuzoi kreun e opozitës për rolin që ky i fundit ka luajtur në procesin integrues të vendit në Bashkimin Evropian. Ai publikoi një kolazh me foton e Bashës dhe Zaevit, ku jepeshin dy deklarata të secilit.

Në deklaratën e Zaev, thuhej se edhe kur ishte në opozitë, nuk ka krijuar asnjë pengesë për rrugën europiane të vendit të tij drejt unionit të BE-së. “Pa koment”– kështu e shoqëron Rama kolazhin me dy foto.

Kolazhi i Ramës

Ndërkohë përgjigja e Bashës nuk vonoi dhe ai jep disa deklarata të liderëve të vendeve të BE-së, që flasin për çështjen e negociatave, në të cilat shfaqet qartë se Shqipëria nuk i ka kryer siç duhet detyrat e shtëpisë.

“Megjithë lojërat e Ramës për t’u fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën. Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët.”, shkruan Basha.

Të shohim si do vejë “sfida” që Rama dhe Basha duket se kanë nisur me njëri-tjetrin në rrjete sociale, në një kohë kur Shqipëria sapo ka marrë një “shuplakë” të fortë me përgjigjen negative nga Këshilli i Europës./Hashtag.al

Kolazhi i Bashës

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *