Vendosni fjalën kyçe....

Mike Pompeo: Trump është plotësisht i përgatitur për veprim ushtarak kundër Turqisë


Presidenti amerikan Donald Trump është “plotësisht i përgatitur” për të përdorur forcën ushtarake kundër Turqisë nëse do të nevojitet, sipas Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.

Por ai ka insistuar se Washingtoni preferon të përdorë “fuqitë e tij diplomatike”.
“Ne preferojmë paqen para luftës,” tha Pompeo në një intervistë të transmetuar nga CNBC.

“Por në rast se nevojitet veprim kinetik ose veprim ushtarak, duhet të dini që Presidenti Trump është plotësisht i përgatitur për ta ndërmarrë atë veprim.”, vijoi Pompeo.

Por nuk shpjegoi se çfarë veprimi nga ana e Turqisë do të krijonte një “nevojë të tillë”.

Pompeo shtoi se Washingtoni do të përdorë fuqitë ekonomike dhe diplomatike përpara se të shpërthejë në artileri të rëndë, shkruan RT.

Ai tha se nuk dëshironte të dilte para vendimit të presidentit nëse do të merrte përsipër përdorimin e fuqisë ushtarake të Amerikës, duke lënë të kuptohet se i takon Trump-it të vendosë nëse Ankaraja e kishte kaluar kufirin.

Turqia dhe SHBA ranë dakord për një armëpushim pesë-ditor javën e kaluar, duke lejuar kurdët të pastrojnë zonën që Ankaraja dëshiron të shndërrohet në një zonë të sigurt. Por të dy palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për thyerjen e armëpushimit të përkohshëm.

Pentagoni i ka bërë thirrje NATO-s të sanksionojë Turqinë, pavarësisht se ajo është anëtare e aleancës, ndërsa presidenti dhe Kongresi e kanë kërcënuar me sanksione.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *