Vendosni fjalën kyçe....

Ariu sulmon 45-vjeçarin në Kukës, helikopteri nga Tirana i shkon në ndihmë


Një banor i fshatit Nangë në Kukës është sulmuar nga një ari teksa ishte duke kullotur bagëtitë në malin e Gjallicës.

45-vjeçari ka marrë plagë në kokë, shpatull dhe këmbë nga kafshimet e ariut.

Në ndihmë të 45-vjeçarit me iniciale E.O ka shkuar policia dhe një helikopter nga Tirana.

Njoftimi i policisë:

Policia Kukës/ Informacion paraprak:

Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallices, shtetasi E.O.,  rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagëtitë është sulmuar nga një Ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatull dhe në  këmbë.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Nga Tirana është nisur dhe helikopteri në ndihmë, për shkak të terrenit të vështirë malor.