Vendosni fjalën kyçe....

Rama lavdëron Serbinë pse votoi pro pezullimit të Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut


Ditën e sotme shumica e vendeve të Asamblesë së Përgjithshme në OKB votoi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

Në reagimin e tij lidhur me këtë votim, Kryeministri Edi Rama ka mburrur Serbinë e cila u rreshtua me vendet që votuan pro pezullimit të Rusisë.

Këshilli i të Drejtave të Njeriut promovon “respektin universal për mbrojtjen e të gjitha të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë dhe adreson shkeljen e të drejtave të njeriut”. Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe krimet e saj të tmerrshme janë kundër gjithë kësaj. OKB-ja tregoi sot sërish se bota nuk do ta tolerojë.

Pezullimi i Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!”-shkruan Rama