Vendosni fjalën kyçe....

U kap me mina me telekomandë, lirohet nga burgu vëllai i Alketa Vejsiut


Një vit pas arrestimit në Lezhë, gjykata ka liruar nga burgu Endrit Vejsiun, vëllanë e moderatores Alketa Vejsiu.

Endrit Vejsiu u arrestua një vit më parë me katër mina me telekomandë dhe 3 kg lëndë narkotike.  Ai do të shlyejë pjesën e mbetur të dënimit më shërbim prove.

Ai ishte dënuar fillimisht me 6 vite burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Mirëpo për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi është ulur përfundimisht me 4 vite burg. Por me një vendim të dytë është ndërprerë vuajtja e dënimit në burg dhe do ta shlyejë pjesën e mbetur të dënimit më shërbim prove.

“Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të pjesës së dënimit të mbetur pavuajtur, duke e vënë në provë të pandehurin, për një periudhe kohe pre 5(pesë) vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së këtij vendimi, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës në Tiranë.”, njofton Gjykata e Lezhës në vendimin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *