Vendosni fjalën kyçe....

Abuzim me pronat, nën hetim ish-kreu i Komunës në Gramsh dhe ish-drejtori i Kadastrës në Peqin


Policia ka nisur hetimet për ish-kryetarin e Komunës Kodovjat, në Gramsh si edhe për ish-drejtorin e ZRPP Peqin.

Sipas policisë, Arianit Çela, në kohën kur mbante detyrën e kryetarit të komunës, dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.

Ndërsa, ish-drejtori i ZRPP-së së Peqinit, bashkë me ish-topografin, akuzohen se gjatë vitit 2009 kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.

“Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

1.A. Ç., 52 vjec, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh, ish-kryetar i komunës Kodovjat, pasi gjatë vitit 2013 ky shtetas duke shpërdoruar detyrën ka falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.

2.S. D., 65 vjec ish-drejtor në ZRPP Peqin dhe J. D., 64 vjec, ish-topograf në ZRPP Peqin, pasi gjatë vitit 2009 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *