Vendosni fjalën kyçe....

Fryhet Osumi në Berat, shiu përmbyt rrugët e qytetit


Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me stuhi kanë shkaktuar probleme në çdo aks rruge dhe në shumë lagje pasdites qytetin e Beratit.

I favorizuar edhe nga era e fortë, shiu ka bllokuar si rrugët kryesore ashtu edhe ato të shumë lagjeve të qytetit, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve. 

Rreshjet intensive të shiut që vijojnë ende pa ndërprerje, kanë vërshuar në disa nga rrugët kryesore të qytetit që janë ende nën pushtetin e ujit dhe në shumë lagje, ku njerëzit kanë pasur vështirësi në lëvizje.

Stuata më problematike paraqitet në akset rrugore: “Spital-Uznovë”,“Kthesa e Gjykatës”,“Stadiumi i Vjetër”, “Çelepias”, Tregu Industrial” etj.

Shiu nuk ka kursyer as Tregun Industrial dhe Stadiumin e Vjetër të qytetit.

Pamjet e publikuara nga Syri.net:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *