Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan premton hapjen e një “faqe të re” në marrëdhëniet me SHBA-në


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar të hapë një “faqe të re” në marrëdhëniet SHBA-Turqi duke biseduar me Presidentin Donald Trump, dhe u bëri thirrje këshilltarëve të Trump që të mbështesin “qasjen e tij pozitive”.

Kritikët akuzuan Trump se i dha Erdogan një dritë jeshile për të nisur një operacion ushtarak kundër milicive kurde (YPG) në veri të Sirisë duke tërhequr trupat amerikane nga rajoni javën e kaluar. Ankaraja pretendoi se ishte në shënjestër të “terroristëve”.

Në vazhdën e dënimit ndërkombëtar dhe kërcënimeve nga udhëheqësi amerikan për “shkatërrimin e ekonomisë turke”, Erdogan bëri thirrje për ndalimin e ofensivës anti-kurde të enjten.

Homologu im është Trump. Ashtu siç zhvillojmë biseda të nevojshme në telefon, ne gjithashtu do të zhvillojmë takime ballë për ballë që do të hapin një faqe të re në lidhjet turko-amerikane, një moment historik i ri“-tha Erdogan të Premten.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *