Vendosni fjalën kyçe....

BE tha “Jo” për negociatat, reagon presidenti i Maqedonisë së Veriut


Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut , Stevo Pendarovski ka reaguar lidhur me vendimin e liderëve të BE-së për të mos hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pendarovski tha se pritshmëritë nuk ishin përputhje me vendimin e Këshillit Evropian por theksoi se vendi duhet të vazhdojë me reformat. 

Ai shtoi se për pakënaqësitë për mos-marrjen  e datës nuk duhet të fajësohen vetëm anëtarë të caktuar të Unionit dhe se është koha për unitet politik.

“Reformat në shumë sfera duhet të vazhdojnë. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet vazhduar. Standardet evropiane janë edhe standarde tona. Reformat e brendshme duhet të vazhdojnë sepse janë kushte për kohezion të brendshëm dhe stabilitet të brendshëm. Në emër të ardhmërisë së vendit tonë iu bëj thirrje të gjithë liderëve partiakë që të lënë anësh inatet politike, sepse jam i bindur sepse pikërisht tani kemi nevojë për unitet. Andaj kam thirre mbledhjen e liderëve, për të dielën më 20 tetor”-tha Pendarovski.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *