Vendosni fjalën kyçe....

Macron sqaron “JO”-në për negociatat: Shqipëria ka ende punë


Pas kancelares gjermane Angela Merkel, edhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron doli në një konferencë shtypi nga Brukseli për të sqaruar vendimin për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Macron tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë progres, por ka ende punë për t’u bërë. Ai theksoi në veçanti problemin me emigrimin.

“Ka pasur një diskutim të gjatë lidhur me procesin e zgjerimit. Ka qenë një nga temat kryesore. Dua të besoj për një Evropë të përgjegjshme. Shqipëria po kalon nëpër disa reforma të mëdha. Të gjitha këto reforma në emër të vendit të tyre. Ne në fakt e pranojmë që është bërë progres, por i gjithë progresi i duhur nuk është bërë ende. Ka ende disa situata që nuk janë të kontrolluara, ka ende probleme me emigrimin.

Diskutimi im ishte i dobishëm veçanërisht për vizionin e Evropës. Në fakt BE ka disa probleme të brendshme, por para se të ndodhë procesi i zgjerimit ka nevojë për reformim të brendshëm.

Në fakt dihet që nëse nuk i hapim dyert, ndoshta  nuk do të ketë përpjekje, por kjo nuk mjafton. Duhet të finalizojmë reformat tona.

Nëse do të vijojmë me reformat tona, mund të vazhdojmë me procesin e zgjerimit, sepse nuk mjafton vetëm hapja e dyerve. Duhet parë se ku qëndrojnë këto vende që duan të bëhen pjesë e BE-së.

Duhet t’i shohim këto vende që janë në proces. Duhen parë hapat e mëtejshëm se çfarë duhet të bëjmë me këtë axhendë. Në momentin që do të hapim dyert, mund të na fajësojnë edhe ne lidhur me këtë. Duhet të reformojmë Evropën, na duhet një tjetër proces zgjerimi, besueshmëri, strategji.”, tha Macron.

Në veçanti, lidhur me rastin e Shqipërisë dhe problemin me integrimin, Macron tha se do e kishte të vështirë t’ua sqaronte francezëve hapjen e negociatave, kur Shqipëria mbetet problem lidhur me numrin e azilkërkuesve.

“Pikë së pari për Shqipërinë, është e vështirë t’ju shpjegojmë francezëve se do t’ju hapim negociatat duke qenë se konsiderohet si një vend i sigurt i azilkërkuesve me të cilët kemi problem. Nuk mund të bëjmë gjëra që për t’u kuptuar nga francezët janë të pamundura. Çështja e emigrimit nuk është vetëm fenomen që vjen vetëm nga Shqipëria. Janë probleme të cilat duhen rregulluar. Ka disa kushte të cilat nuk plotësohen, duhet gjetur zgjidhja e duhur që është e lidhur me principet tona. Kjo është një çështje për Shqipërinë e që duhet të zgjidhet por kjo nuk është arsyeja kryesore për qëndrimin e Francës. Nuk ka qenë aspak e lehtë për të gjetur edhe një zgjidhje me Britaninë për BREX-it. Po mundohemi të gjejmë një zgjidhje më të mirë.”, tha Macron.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *