Vendosni fjalën kyçe....

Spanja dhe Italia sigurojnë kualifikimin, Zvicra hap garën


Kanë përfunduar sfidat për eleminatoret e Euro 2020 ku disa skuadra kanë siguruar kualifikimin ndërsa disa të tjera kanë ndryshuar situatën në renditjet në grupe.

Në grupin D Zvicra fitoi 2-0 me Irlandën duke rihapur diskutimin për kualifikimin me 3 pretendentë realë. Helvetikët iu falën golit të Seferoviç në stadiumin e Gjenevës për të marrë kryesimin ndërsa Dafi ndëshkoi miqtë me autogolin e vonë. Tani zviceranët janë të tretët me 12 pikë, një më pak se dy skuadrat që ndajnë kreun, Danimarka dhe Irlanda.

Spanja vendosi në rrezik kualifikimin për 90 minuta por ia doli të vjedhë një barazim 1-1 me Suedinë në Friends Arena të Stokholmit. Nordikët morën epërsinë me rrjetën me kokë të Berg në fraksionin e dytë, por pikërisht kur asnjë nuk e priste Rodrigo shënoi në minutën e 2 shtesë për Spanjën, që ruan kryesimin komod me 5 pikë më shumë se ndjekësit. Pretendon kualifikimin edhe Rumania që barazoi 1-1 me Norvegjinë dhe është forcë e tretë në hierarkinë e grupit.

Italisë nuk i duhej suksesi ndaj modestëve të Lihtenshtejnit por shënoi plot 5 herë në transfertë në një formacion krejtësisht të rinovuar. Bernardeski, Beloti, Romanjoli dhe El Sharaui i dhanë të kaltërve suksesin numër 8 në po kaq ndeshje.

Spanja ka siguruar kualifikimin pasi ka 20 pikë në tetë ndeshje teksa ndjekin Suedia me 15 dhe Rumania me 14.

Edhe pse janë për tu luajtur edhe dy ndeshje, Rumani luan me Suedinë dhe kjo bën Spanjën automatikisht të kualifikuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *