Vendosni fjalën kyçe....

Liberalët bëjnë thirrje për fshirje të “Facebook” pas takimit të Zuckerberg me konservatorët


Historia e abuzimit me besimin e përdoruesve nga ana e ‘Facebook’, duke shpërndarë të dhënat e tyre private me partnerë të korporatave nuk është pritur mirë nga pjesa më e madhe e rrjetit.

Megjithatë vendimi i CEO-s së ‘Facebook’, Zuckerberg me konservatorët është pritur akoma më keq nga liberalët.

Drejtori i Përgjithshëm i ‘Facebook’, Mark Zuckerberg është takuar me komentatorët konservatorë, gazetarët dhe politikanët në ‘darka diskrete, pa shumë të dhëna’ dhe ‘bisedime informale’, zbuloi ‘Politico’ të hënën, duke dërguar shqetësim mes përdoruesve liberalë të internetit.

Ai raportohet se diskutoi ‘shprehjen e lirë, trajtimin e padrejtë të konservatorëve, kontrollimin e fakteve, partneritetet dhe intimitetin’ me kritikët e shquar të krahut të djathtë të ‘Facebook’, duke përfshirë moderatorin e ‘Fox News’, Tucker Carlson, korrespodentin e ‘Washington Examiner’, Byron York, dhe senatorin republikan. Lindsey Graham.

Mediat kryesore liberale dhe shumë liberalë në mediat sociale kanë deklaruar, kanë bërë thirrje për fshirje të ‘Facebook’ pasi takimit të Zuckerberg me konservatorët.

‘Frika është se Zuckerberg po përpiqet të qetësojë administratën Trump duke mos goditur propagandën e krahut të djathtë,’ një studiues anonim i sigurisë në internet dhe ish-zyrtar qeveritar me qendër në Silicon Valley’ i tha ‘Politico’, duke i dhënë zë frikës së shumë njerëzve në Partinë Demokratike.

Javën e kaluar, platforma nuk pranoi kërkesën e fushatës së presidentit Joe Biden për të hequr një reklamë të fushatës Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *