Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me armë gjatë natës mjeti në Durrës, i përkiste 29-vjeçarit


Makina e një 29-vjeçari është qëlluar me armë natën e mbrëmshme në Durrës.

Sipas policisë, mjeti ‘VW’ i qëlluar është në pronësi të të riut me iniciale I.B. banues në Durrës dhe ka qenë i parkuar.

Autorët e dyshuar të ngjarjes nuk dihen ende ndërsa policia po këqyr kamerat e bizneseve përreth për zbardhjen e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 të mëngjesit  pas mesnate, në lagjen nr.4 Durrës, ndërsa makina është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *