Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vrarë në qeli pedofili më famëkeq i Britanisë, i dënuar për 191 krime seksuale


Një pedofil britanik, është gjetur i vrarë me thikë brenda qelisë ku po vuante dënimin me 25-vjet burg për 191 vepra seksuale ndaj fëmijëve.

Richard Huckle u gjet i pajetë në qelinë e tij ndërsa i dyshuari kryesor është shoku i tij i qelisë, gjithashtu i dënuar për krime seksuale.

Huckle, 33-vjeçar, punonte si mësues anglishteje dhe kaloi vite duke synuar shtëpi kujdesi dhe jetimore në Malajzi dhe Kamboxhia.

Ai e filmoi veten duke dhunuar fëmijë dhe bebe. Që në moshën 19-vjeçare ai mblodhi 20,000 imazhe të abuzimit të fëmijëve që ai shiti për fitime.

Hetuesit besojnë se ai do të kishte sulmuar qindra fëmijë të tjerë nëse nuk do të ishte kapur në vitin 2014 kur policia australiane zbuloi një rrjet pedofilësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *