Vendosni fjalën kyçe....

Studentët nisin universitetin, në Shkodër, Elbasan dhe Gjirokastër drejt mbylljes disa degë


Sot nis viti akademik në universitete ku mijëra studentë ulen në bankat e institucioneve të arsimit të lartë.

Ndryshe nga Universitetet e Tiranës ku ka tendencë për fluks studentësh në rrethe ka një tjetër situatë ku disa degë nuk do çelin mësimin për shkak të mos regjistrimit të studentëve.

Rektori i Gjirokastrës Bektash Mema pohon se në total janë 500 studentë të regjistrruar, ku 250 prej tyre kanë zgjedhur programet 2-vjecare për shkak të mesatares.

Për këtë vit 3 degë janë jashtë funksionit.

Matematikë fizikë, teknologji informacioni dhe gjuhë e huaj, italiane. Nuk ka të regjistruar asnjë student. Shumë pak prurje në degët e mësuesisë për shkak të mesatares të vendosur nga ministria e Arsimit. Degët më të preferuara janë: ekonomiku dhe infermieria, kjo për shkak të tregut të punës jashtë Shqipërisë.

Edhe në Shkodër paraqitet e njëjta situatë ku raportohet se disa degë do mbyllen.  Rektori i Universitetit, Adem Bekteshi tha se edhe në degët e mësuesisë ka pasur shumë pak regjistrime, kjo për shkak të rritjes së mesatares dhe një politike të re nga qeveria për ata që priten të edukojnë brezin e ri. Ndërkohë, bëri të ditur se në nivelin Bachelor janë regjistruar për herë të parë 910 studentë.

“ Institucioni me standard me të lartë, ne jemi dëshmitar të lëvizjeve të forta studentore vitin e shkuar të cilat kishin si qëllim te përmirësonin nivelin e arsimit te lartë. Sivjet kemi përmirësuar kushtet, studentet e ekonomikut nisin në kushte bashkëkohore qe ne i duam për secilin student”, është shprehur rektori.

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, janë mbyllur 11 degë. Ndërkohë që janë regjistruar 1499 studentë nga 3079 kuota të lira. Kështu në Elbasan janë mbyllur degët: Filozofi-Sociologji, Matematike-Informatike, Fizike-Kompjuterike, Gjuhe Shqipe dhe Rome, Edukim qytetar, Gjuhe Frenge, Gjuhe Italiane, Gjuhe gjermane, Gjeografi dhe gjuhe Italiane, Histori dhe Gjuhe Gjermane dhe Histori Gjeografi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *