Vendosni fjalën kyçe....

Çmimi Nobel për Handke, reagon Basha: Shokuese dhe e tmerrshme


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për dhënien e çmimit Nobel në letërsi, shkrimtarit austriak, Peter Handke, i cili njihet si adhuruesi i ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviç.

Basha e ka konsideruar të tmerrshme këtë vendim të Komisionit të Nobelit.

“20 vjet më parë kam shërbyer në ekipin e ICTY të KB që akuzoi Milloshevicin për krime lufte dhe genocid. Të shohësh çmimin Nobel të shkojë tek dikush që mbrojti dhe justifikoi autorin e tmerreve më të mëdhenj në Evropë pas Holokaustit, është shokuese dhe e tmerrshme. Ditë e trishtuar për vlerat tona”, shprehet kryedemokrati.

Të enjten, shkrimtari austriak, Peter Handke, i cili njihet si adhurues i Slobodan Millosheviçit, fitoi Nobelin për vitin 2019.

Zgjedhja e Handke-s nxiti reagime të forta, sidomos në Kosovë dhe në rajon, për shkak se dramaturgu austriak, ka sugjeruar publikisht që muslimanët e Sarajevës kishin masakruar veten dhe kishin fajësuar serbët. Ai ka mohuar dhe genocidin e Srebrenicës.

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës kërkoi që të anulohet ky vendim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *