Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Kavajë, vritet një person, plagoset polici i burgjeve


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, ku një person ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2 të qytetit.

Një prej personave ka shkuar në orët e para të mëngjesit në banesën e ish-të dashurës për t’u sqaruar pasi ishin ndarë. Por ai kishte armë me vete.

Ai ka qëlluar me armë sapo ka hyrë në banesë, ku ndodhej edhe polici i burgjeve i thirrur nga vajza.

Ky i fundit është kundërpërgjigjur duke qëlluar me armën e shërbimit. Vetë polici ka mbetur i plagosur, ndërsa personi tjetër ka humbur jetën.

“Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë,  shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q.  Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T,  banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë.  Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T, ndodhet jashtë  rrezikut për jetën.”, tha policia.

Identiteti i personave të përfshirë në këtë ngjarje nuk jepet ende. Policia ka marrë në pyetje gruan e re, lidhur me ngjarjen që tronditi qytetin.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *