Vendosni fjalën kyçe....

Sulmet turke në Siri, civilët largohen nga banesat për të shpëtuar (VIDEO)


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka nisur të mërkurën një operacion kundër milicive të drejtuara nga kurdët në veri-lindje të Sirisë.

Ankaraja i sheh militantët kurdë si terroristë dhe argumenton se është e nevojshme një sulm i tillë për të sjellë “paqen” në rajon.

Operacioni synon jo vetëm milicitë e udhëhequra nga kurdët, pasi Ankaraja beson se ata janë të lidhur me grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që konsiderohet si i jashtëligjshëm në Turqi, por sipas Erdogan edhe me terroristët e Shtetit Islamik (IS, dikur ISIS).

Sipas raportimeve në media, avionët dhe artileria turke filluan të godasin pozicionet në Siri menjëherë pas njoftimit të Erdogan.

Operacioni filloi me bombardim me artileri të rëndë dhe sulme ajrore, ndërsa grupet ushtarake dhe të lidhura militante të të ashtuquajturës “opozitë” siriane filluan një pushtim tokësor më vonë gjatë ditës.

Ndërsa Ankaraja këmbëngul se ajo synon vetëm pozicionet ushtarake dhe infrastrukturën e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, raportet e pakonfirmuara nga vendi i ngjarjes sugjerojnë se sulmet ajrore tashmë kanë shkaktuar viktima midis civilëve.

Pamjet nga skena tregojnë grupe të mëdha civilësh, kryesisht gra dhe fëmijë, duke u larguar nga qytetet kufitare Siriane më thellë në territorin e kontrolluar nga Kurdët.

Disa njerëz janë parë në makina dhe kamionë të mbushur plot.

Ndërsa të tjerët po përpiqen t’i shpëtojnë operacionit “Pranvera e Paqes” në këmbë.

Rrugët e qyteteve kufitare të Sirisë duket se janë shkretuar, me automjete të rastit që shkojnë larg kufirit.

Zjarre të shumta janë shënuar në zonë. Nuk dihet nëse zjarret ishin rezultat i sulmeve ajrore apo nëse ndizeshin me qëllim për të vendosur një shtresë të zezë tymi kundër aeroplanëve të luftës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *