Tre të rinj janë zhdukur në Tiranë dhe në Lezhë vetëm në dy ditët e fundit. Mësohet se bëhet fjalë për një vajzë 18-vjeçare në Tiranë, një grua 53-vjeçare në Lezhë dhe një burrë 40 vjeç po në Lezhë.
Familjarët e tre personave kanë bërë denoncimin në polici ku kërkojnë lokalizimin e të afërmve të zhdukur, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Tiranë – Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 24. 10. 2018, shtetasi A. B., vjeç 45, banues në fshatin Fargë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza A. B., vjeçe 18. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Lezhë
-Më datë 24. 10. 2018, shtetësia T. M., vjeçe 53, banuese në fshatin Barbullojë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza e mitur J. M., vjeçe 15. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.
-Më datë 24. 10. 2018, shtetasi R. S., vjeç 40, banues në Lezhë, kallëzon se i është larguar nga banesa nipi, shtetasi D. S., vjeç 19. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë