Vendosni fjalën kyçe....

Shpjegimi i Policisë për arrestimin e tre banorëve te Unaza: Shkak ligji i Ri


Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me arrestimin e tre personave, banorë të Unazës së Re. Përmes një njoftimi, policia thotë se kishte marrë informacion se Skënder Doda, Gramoz Shehu dhe Ilir Katiraj, kishin bllokuar rrugën gjatë protestave.

Policia shpjegon se ndalimi i këtyre banorëve lidhet me ndryshimet e reja në Kodin Penal pasi bllokimi i rrugës konsiderohet si shkelje e ligjit.

“Bllokojnë rrugën në zonën e Unazës së Re, në pranga tre persona.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:

– S. D., 56 vjeç;
– G. Sh., 54 vjeç;
– I. K., 51 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Mbasditen e djeshme, këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë janë grumbulluar në vende të kalimit publik duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimir rrugor duke cënuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *