Vendosni fjalën kyçe....

Vriten në gjumë katër të pastrehë në New York


Katër burra të pastrehë janë vranë në Chinatown të ​​New York-ut, mëngjesin e të shtunës dhe policia thotë se një person i dyshuar po mbahet në paraburgim.

Shefi i Detektivëve të Manhattanit të Jugut, Michael Baldassano, tha në një konferencë për shtyp se viktimat dukej sikur po flinin në momentin kur janë sulmuar.

Tre persona të pajetë u gjetën në East Broadway, ndërsa një tjetër u gjet në Bowery, shkruan ABC News. Një 24-vjeçar, i cili dyshohet se është gjithashtu i pastrehë, po mbahet në paraburgim dhe konsiderohet një person me interes.

Dëshmitarët i thanë policisë se ata panë një burrë që i goditi viktimat me një objekt metalik disa herë. Pasi kontrolloi zonën, policia gjeti një burrë që përputhej me përshkrimin e dëshmitarëve dhe e mori në arrest. Një objekt metalik, i përshkruar si tub, u gjet në vendngjarje.

Baldassano tha që sulmet dukeshin të rastësishme.