Vendosni fjalën kyçe....

Më 8 maj protestë, Berisha: Të ngrihemi fuqishëm kundër varfërimit


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në protestën e 8 majit, duke e cilësuar atë si një reagim për votën e lirë dhe kundër varfërisë.

Berisha akuzoi qeverinë për propagandë dhe manipulim të opinionit publik, ndërsa tha se protesta nuk ka të bëjë me pushtetin e PD-së, por me mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe zgjedhjeve të lira.

“Të ngrihemi fuqishëm në protestën e 8 majit por para së gjithash të ngrihemi fuqishëm mbi murin e propagandës së mashtrimit, trillimit që Rama montoi me mafian e fjalë së lirë.

Mos harroni se sot kjo mafie 24 orë në 24 orë, 7 ditë të javës, fillon e mbaron gjithçka për të manipuluar të vërtetat e pqr të trilluar shpifje për PD dhe opozitën.

Nuk protestohet për pushtetin e PD dhe Berishës, por për votën e lirë të shqiptarëve dhe kundër varfërimit të vazhdueshëm. ”, tha ai.