Vendosni fjalën kyçe....

Mashtronin spanjollët dhe gjermanët përmes “Call Center-it”, Gjykata e Shkodrës jep masën e sigurisë për 8 të ndaluarit


Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për të tetë të arrestuarit e operacionit “North Forex”, të zhvilluar dy ditë më parë në qytetin verior.

Jashtë Gjykatës kanë qenë të pranishëm familjarët e të ndaluarve.

Operacioni “North Forex” goditi një rast të mashtrimit të qytetarëve të huaj për investimet në bursa, kryesisht gjermanë dhe spanjollë, nga Call Center-at në Shqipëri.

Personat e ndaluar si dhe ata në kërkim janë nën akuzë për mashtrim me anë të platformave dhe programeve kompjuterike.

Sipas hetimeve, dyshohet se në krye të kësaj skeme mashtrimi ishte një shtetas polak, Paëel Ëziontek i cili ndodhet në kërkim. Po ashtu në kërkim janë edhe bashkejetuesja e tij, Alma Sokoli, si dhe shtetasi Klodian Memo.

U lanë në detyrim paraqitje:

1.Elisa Kolndreu
2. Olda Shpendi
3. Aishe Baci
4. Senada Alija
5. Sonila Alija,
6. Ervin Osja,
7. Nikolin Toma
8. Ysniela Dalipi