Vendosni fjalën kyçe....

Shtatë të vdekur nga rrëzimi i avionit të Luftës së Dytë Botërore


Shtatë njerëz kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të rrallë të Luftës së II Botërore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Konektikat, pranë aeroportit Bradley.

BBC” shkruan se në bord ndodheshin 13 persona. Avioni ishte i regjistruar civil dhe nuk po fluturohej nga ushtria amerikane, thonë zyrtarët e aviacionit.

Ekspertët thonë se rreth 10 aeroplanë B-17 janë ende duke u fluturuar rreth SHBA, që nga koha e Luftërave Botërore.

“Kishte fatalitete”- u tha gazetarëve komisioneri i policisë së shtetit James Rovella në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi: “Viktimat janë shumë të vështira për t’u identifikuar, ne nuk duam të bëjmë një gabim.”

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), aeroplani u rrëzua në fund të pistës gjatë përpjekjes për t’u ulur.

Avioni i rrëzuar ishte një simbol ikonik i Luftës së Dytë Botërore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *