Vendosni fjalën kyçe....

“Rama s’organizon dot zgjedhje të lira e të ndershme, duhet qeveri tranzitore” – Kryemadhi


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, theksoi se se LSI kërkon zgjedhje të lira e të ndershme, që duhet të sigurohen nga reforma e re zgjedhore.

Në intervistën dhënë për ‘Report TV’, Kryemadhi tha se opozita e bashkuar është për kryerjen sa më shpejt të kësaj reforme jetike për demokracinë në vend.

Ndërsa theksoi se Damian Gjiknuri është një ushtar i Ramës dhe nuk ka bërë asgjë për urdhrin e kryeministrit dhe duhet të dalë para drejtësisë.

“Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ajo që vota e qytetarit të votohet dhe të numërohet ashtu siç hidhet në kuti por edhe ai të jetë i lirë për të marrë pjesë në një votim. Pa daljen përballë drejtësisë të dosjes 184 dhe 339, absolutisht shqiptarët nuk do të kenë besim në një proces zgjedhor. Damiani është një ushtar i perandorisë së madhe. DamianGjiknuri nuk ka bërë asgjë pa urdhrin e shefit të tij. Është normale që Rama kërkon të largojë vëmendjen nga vetja e tij dhe të bëjë Damian Gjiknurin rrufepritësin por nuk ka më, as Damian, as Saimir, as Taulant që të bëhen rrufe pritës për të. Shkaku dhe koka e gjithë kësaj gjëje është Edi Rama dhe ai duhet të marrë përgjegjësi ashtu siç marrin të gjithë përgjegjësitë e tyre.” – tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha më tej se Ramës nuk i intereson çelja e negociatave dhe nëse kjo nuk ndodh, Rama do nisë sulmin ndaj BE-së duke përdorur mediat e tij.

“Hapja e negociatave është një kufizim jashtëzakonisht i madh i Edi Ramës. Sepse po u hapën negociatat, gjëja e parë që do të kthehen mbrapa do të jenë koncensionet, prandaj edhe Edi Ramës nuk i intereson hapja e negociatave. Kështu që, i vetmi njeri sot që mbijeton dhe merr oksigjen nga koncensionet, nga paratë e koncensioneve, nga krimi i organizuar, nga trafiku i drogës, ai është Edi Rama dhe ai do të bëjë çdo gjë për të anuluar hapjen e negociatave. Unë uroj që të na hapen negociatat dhe të jemi pjesë e saj por mos u çudisni se nëse do të ndodhë e kundërta, Edi Rama do të fillojë dhe do të ndërsejë të gjithë mediat dhe të gjithë opinionin që ka rreth e qark vetes së tij duke sulmuar BE-në dhe vendet që e urrejnë Shqipërinë.” – shtoi Kryemadhi.

Ajo theksoi se opozita nuk është zbutur aspak në kërkesat e saj për largimin e kryeministrit Rama pavarësisht përshtypjes që mund të jetë krijuar në publik.

Kryemadhi tha Rama nuk mund të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme pasi e ka treguar këtë dhe opozita kërkon qeveri tranzitore për organizimin e zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *