Vendosni fjalën kyçe....

I vodhi “Rolex”-in shokut të ekipit, sulmuesin e Nice e përzënë “me ceremoni”


Klubi francez i Ligue 1, Nice, ka larguar sulmuesin e talentuar Lamine Diaby-Fadiga, pasi ai pranoi se i kishte vjedhur një orë ‘Rolex’ me vlerë 76,000 dollarë, që i përkiste shokut të tij të skuadrës, Kasper Dolberg.

Episodi i diskutueshëm ndodhi në 16 shtator, kur lojtari që sapo kishte ardhur te Nice, Dolberg, tha se ora e tij luksoze ishte vjedhur nga dhoma e zhveshjes.

21-vjeçari menjëherë shkoi në polici për të raportuar incidentin, por hetimi u ndërpre pasi Diaby-Fadiga pranoi vjedhjen.

Në një deklaratë të lëshuar nga Nice, klubi theksoi se kontrata e lojtarit ishte ndërprerë ‘me efekt të menjëhershëm’.

‘Nice e lejoi Lamine Diaby-Fadiga të bashkohet me skuadrën e Ligue 2, Paris FC, pa pagesë pas përfundimit të kontratës së tij, pasi Lamine pranoi se i kishte vjedhur orën shokut të ekipit, Kasper Dolberg, me vlerë 76 mijë dollarë.

Nice dhe Dolberg pritet të heqin hetimin penal për çështjen.’ – thuhet në reagimin e klubit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *