Vendosni fjalën kyçe....

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta arbitri që gjykoi për herë të parë një ndeshje me drita


Ndahet nga jeta në moshën 61 vjecare ish-arbitri i Kolegjiumit të Arbitrave të Elbasanit, Myrteza Allkja. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Allkja e nisi karrierën në vitet 80′, përkrah emrave të shquar të arbitrimit kombëtar, si një vazhdim i traditës së arbitrave të njohur të Elbasanit. Ai do të mbahet mend për kontributin e tij në arbitrimin shqiptar, për vite me rradhë.

Vitet e fundit, Allkja mbante detyrën e vëzhguesit.

“Me trishtim të thellë, Federata Shqiptare e Futbollit, ka mësuar se sot në moshën 61 vjecare, është ndarë nga jeta ish-arbitri i Kolegjiumit të Arbitrave të Elbasanit, Myrteza Allkja. Ai do të mbahet mend për kontributin e madh në arbitrimin shqiptar, për vite me rradhë. Karriera e Myrtezait do të fillonte në vitet 80’ përkrah emrave të shquar të arbitrimit kombëtar, si një vazhdim i traditës së arbitrave të njohur të Elbasanit. Myrteza Allkja shume shpejt do të shquhej si një arbitër me perspektive, me aftësi në fushën e blertë, si përfaqësues i një brezi të ri dhe menjëherë do ti besohej drejtimi i shumë ndeshjeve të rëndësishme. Deri ditën që u nda me arbitrimin, Myrteza Allkja, do të mbetej një vërshëllimë dinjitoze, i admiruar nga skuadrat dhe sportëdashësit, ai u duartrokit në cdo stadium që gjykoi. Vitet e fundit, FSHF i kishte besuar detyrën e vëzhguesit, punë të cilën e kreu me korrektesë dhe respekt deri ditën e fundit. FSHF në emër të komunitetit të futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Allkja, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Allkja do të mbahet mend për faktin që ka arbitruar i pari një ndeshje me drita në Shqipëri. Bëhet fjalë për derbin Tirana-Partizani 1-0, të luajtur më 5 gusht të vitit 1997. Allkja vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk ia doli dot. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *