Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedia në Mat, shkon në 3 numri i viktimave


Ka shkuar në 3 numri i viktimave në Mat. Fillimisht u raportua për 2 viktima, babë e bir por mësohet se ka humbur jetën edhe vëllai i njërit prej viktimave.

Dyshohet se përplasja mes 2 vëllezërve ka ndodhur për shkak të një konflikti për pronën.

Njëri nga viktimat ka qëlluar me armë të vëllanë dhe djalin e vëllait e më pas ka qëlluar veten. Policia njofton se nuk dihet ende arsyeja e përplasjes mes palëve.

Informacion paraprak

Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë vëllain shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *