Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 617 kg kokainë në Brazil, pako edhe me logon e klubit të Elbasanit


617 kg kokainë e pastër është sekuestruar nga policia federale braziliane në një zonë rurale në Brasnorte.

Lënda narkotike ishte fshehur në trupin e një kamioni, i cili gjendej në një zonë rurale. Katër persona përfunduan në pranga.

Sasia e lëndës narkotike sipas policisë braziliane kapte shifrën e 9 mln dollarëve dhe kishte si destinacion Evropën.

Në një nga pakot e drogës të ekspozuara nga media brazliane CÁCERES NOTÍCIAS, shihet me logon e klubit të Elbasanit.

Përveç drogës, u sekuestrua edhe kamioni dhe dy automjete tip Fiat, të cilët shërbenin për kontrollin e rrugës teksa shoqëronin kamionin. Koordinatori i Grupit, Nantel Col. José Nildo de Oliveira, theksoi se kokaina e pastër ka vlerë më të madhe tregtare se sa llojet e tjera të narkotikëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *